– “A nuk e shohin ata se Allahu i Cili krijoi qiejt e Tokën, është i Plotfuqishëm që të krijojë të ngjashëm me ta?” – Krijimi i qiejve dhe i Tokës është shumë më i madh sesa krijimi i njeriut. A nuk mendojnë ata, se Ai që ka këtë fuqi madhështore mund t’i rikrijojë njerëzit? Sigurisht që Allahu është i Fuqishëm për gjithçka.
– “Ai u ka caktuar një afat (për vdekjen e ringjalljen) për të cilin nuk ka dyshim; …” – Allahu vendosi një afat se kur do ta bëjë realitet këtë gjë. Ai afat është i sigurt dhe kurrë nuk mund të ndryshohet. Nëse do të dëshironte, Allahu do t’ua sillte Kijametin menjëherë, por Ai ka vendosur një çast të caktuar se kur do të ndodhë.
– “… po keqbërësit dinë veç të refuzojnë.” – Me gjithë argumentet dhe faktet e shumta për këtë çështje, keqbërësit, që janë të zhytur në padrejtësi, e mohojnë dhe e shpërfillin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Krijuesit. Sigurisht, ky mohim dhe shpërfillje buron nga padrejtësia dhe vetëkënaqësia me trillimet e dëshirat e tyre.