– “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni.“ – Ju dhe çdo gjë që adhuruat veç Allahut do të jeni lënda djegëse e Xhehenemit. Ju së bashku me idhujt tuaj do të hyni në Zjarr. Në fakt, putat janë sende, që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por megjithatë, Zoti do t’i fusë së bashku me adhuruesit në Xhehenem. Kjo ka urtësi në vetvete. Së pari, ky veprim bëhet për ta kuptuar se adhurimi i tyre ishte një mashtrim i shejtanit. Së dyti, ai shërben si ndëshkim plus për ata që i kanë adhuruar këta idhuj dhe tashmë, kur më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën e tyre, ata nuk mund t’i ndihmojnë aspak. I Madhëruari thotë: