Select Page

– “Kush është armik i Allahut, i melekëve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.”. – E si të mos i konsiderojë armiq ata, të cilët, kur shprehin armiqësinë dhe urrejtjen e tyre ndaj Xhibrilit (a.s.), në të vërtetë kanë shprehur urrejtjen për Allahun, për Dërguesin e Xhibrilit?! Në këtë mënyrë, ata urrejnë të gjithë melekët e tjerë, profetët dhe shpalljet e tyre. A nuk e meritojnë këta të quhen jobesimtarë? E me gjithë këto pretendime të kota të tyre, Allahu i Lartësuar pohon diçka shumë të mrekullueshme për këtë Kur’ân, edhe pse ata nuk i kënaq një gjë e tillë: