Select Page

– “Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër (sherrit të) shejtanit të mallkuar.” – Ky Libër që Zoti ju ka dhuruar është Libri më i mirë, më i rëndësishëm dhe më i zgjedhur. Ai përmban atë gjë që rregullon zemrat tuaja. Në këtë Libër ka dituri të madhe. Për këto arsye, përpara se të lexoni nga ky Libër i zgjedhur, fillimisht kërkoni mbrojtje e strehim tek Zoti, që t’ju ruajë nga sherri i shejtanit të mallkuar, i cili përpiqet shumë për devijimin e njeriut, sidomos në kohën kur ai nis të bëjë punë të mira.

Shejtani përpiqet që ta largojë mendjen nga qëllimet madhështore dhe kuptimet e mrekullueshme të Kur’anit. Atëherë, rruga për të qenë i sigurt nga sherri i të mallkuarit është mbështetja e plotë tek Zoti, duke iu drejtuar Atij me përgjërim. Kështu, ai që fillon të lexojë Kur’an duhet të thotë fillimisht: “Eûdhu bil-lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm – Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar”. Është shumë e rëndësishme që njeriu të meditojë për kuptimet madhështore të Kur’anit, duke iu mbështetur me zemrën e tij Zotit, që Ai t’ia largojë të mallkuarin.

Nga ana tjetër, njeriu duhet të përpiqet e të luftojë me veten për të larguar nga zemra ngacmimet dhe joshjet e shejtanit, të luftojë me veten që t’i largojë mendimet e këqija, që i mallkuari i fut në zemër. Arma më e fortë kundër shejtanit dhe intrigave të tij është pajisja me dy gjëra: imani i pastër dhe mbështetja e plotë tek Zoti. Njeriu duhet të luftojë me veten për të plotësuar imanin e tij përmes diturisë së dobishme dhe adhurimeve të shumta, duke iu mbështetur Zotit në çdo vepër të mirë që kryen. Nëse e bëjmë këtë, Zoti na premton se: