– “Dhe mbështetem tek Ti, o Zoti im, që ata të mos më afrohen.” – Unë të kërkoj të më mbrosh nga ligësia e tyre e drejtpërdrejtë, fizike e mendore, por edhe nga e liga që vjen nga prania, vesveset dhe intrigat e tyre ndaj meje. Kjo është një dua e plotë, që të ruan nga të gjitha ligësitë, të mëdha e të vogla. Ajo të ruan nga të gjitha ngacmimet e shejtanit, nga prekja e tij, nga vesveset dhe intrigat e Tij. Nëse Allahu i përgjigjet kësaj lutjeje, atëherë njeriu do të jetë i ruajtur nga çdo e keqe dhe do të arijë çdo të mirë.