– “Ai tha “Së shpejti do t’i kërkoj falje Zotit tim për ju.”. Ai është, vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” – Unë shpresoj shumë tek Allahu i Lartësuar që Ai t’ju falë, t’jua mbulojë gabimet tuaja dhe t’ju përfshijë të gjithëve me mëshirën e Tij të paanë. Thuhet që ai e shtyu kërkimin e faljes për ta pikërisht në pjesën e tretë të natës, e cila është një kohë vërtet e mirë për pranimin e lutjes. Kështu lutja do të ishte më e plotë dhe sa më pranë përgjigjes nga Allahu i Lartësuar.