– “Tani shikoje zotin tend, që e adhurove me përkushtim! Ne do ta djegim atë dhe do ta shpërhapim nëpër det”. – Shikoje viçin që e adhurove! Ne do ta djegim atë dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det. Dhe kështu veproi Musai. Nëse viçi do të ishte vërtet zot, ai do të mbronte veten kundër atyre që po e shkatërronin. Me sa duket, adhurimi i këtij viçi kishte zënë vend në zemrat e bijve të Izraelit, prandaj Musai e shkatërroi mu para syve të tyre dhe e shpërndau në det, që ata të mos mundeshin më që ta ribënin, nga njëra anë, dhe që dashuria për të të largohej nga zemrat e tyre, ashtu siç do të zhdukej trupi i tij në ujë, nga ana tjetër. Gjithashtu, nëse do ta linte viçin siç ishte, kjo do të përbënte fitne, sepse zemrat do të prireshin drejt të kotës. Kur iu bë e qartë kotësia e adhurimit të statujës së viçit, Musai u kujtoi bijve të Izraelit se kush e meriton në të vërtetë adhurimin si Një i vetëm dhe i Pashoq: