Ndër dëshmitë e shumta dhe më të forta të Allahut për besnikërinë e Profetit të Tij, janë ajetet e Kur’anit dhe kjo shpallje madhështore. Tjetër është edhe fitorja që Allahu i dha Profetit (a.s.) mbi të gjithë armiqtë dhe kundërshtarët e tij.
Nëse Profeti do të gënjente për Zotin, ai do të ndëshkohej menjëherë, sikurse thuhet në Kur’an: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.” [El hakka 44-47]. Allahu i Madhëruar është Habirun Basir, pra, di gjithçka në imtësi dhe shikon gjithçka. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë e krijesave.