– “Samiriu tha: “Unë pashë atë që ata nuk e panë. Unë mora një grusht (dhé) nga gjurma e të dërguarit (Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) …“ – Ai pa Xhibrilin (a.s) mbi një kalë, në momentin që sapo dolën nga deti dhe sapo Faraoni ishte mbytur së bashku me ushtrinë e tij. Sikurse kanë thënë mufesirinët, Samiriju mori një grusht dhé nga gjurma e kalit të Xhibrilit dhe e hodhi mbi viçin e derdhur prej stolive të shkrira.
– “Ja, kështu më tha vetja ime.”. – Kështu më tha vetja ime, dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Atëherë, Musai i tha:
– “Atëherë, ik!” – Largohu e qëndro larg prej meje!
– “Sa të jesh gjallë, ke për të thënë: “Mos më prekni!” – Kështu do të ndëshkohesh në jetën e këtushme. Askush nuk do të të afrohet e askush nuk do të të prekë. Madje, edhe nëse dikush do të të afrohet, do t’i thuash: “Mos më prek dhe mos u afro pranë meje!” Ky ndëshkim ishte sepse Samiriju preku me dorë diçka që nuk e kish prekur askush tjetër dhe bëri diçka që askush nuk e kishte bërë më parë.
– “Përveç kësaj ty të pret edhe një afat (dënimi), që nuk do të thyhet.” – Kur të vijë afati i përcaktuar, do të shpërblehesh për atë që ke bërë, mirë ose keq.