Select Page

– “Pastaj ua kemi zëvendësuar vuajtjen me mirësi …” – U ktheheshin sërish mirësitë e begatitë e shumta dhe u largoheshin fatkeqësitë. Kështu, duke u kënaqur me mirësitë e Allahut, ata harronin kohën e fatkeqësive.

– “… derisa shumoheshin e begatoheshin e thoshin: “Edhe etërit tanë kanë vuajtur e kanë qenë në skamje (kështu e ka jeta)”. Atëherë i dënonim në befasi, pa u kuptuar fare nga ata.” – Ata pandehnin se kishin nën kontroll absolut gjithçka që u kishte dhuruar Allahu dhe as që e prisnin shkatërrimin, që i kapi në befasi.