– “Nuk ka dyshim se kjo është e Vërteta e sigurt.” – Ky shpërblim i robërve sipas veprave të tyre, me të mirë apo me të keq, është e vërteta e sigurt, tek e cila nuk ka dyshime e pasiguri. Allahu i Madhëruar u tregoi robërve argumente të prera për vërtetësinë e kësaj dite, aq sa të urtët dhe të mençurit e përjetojnë atë sikur ta dëshmonin që në këtë botë, kur lexojnë për të. Ata e lavdërojnë Allahun e Madhëruar për këtë mirësi të madhe që u dhuroi, domethënë për sigurinë e besimit në të fshehtën e në jetën tjetër, prandaj i Madhëruari thotë: