– ”Në Ditën e Kijametit çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” – Atje njeriu nuk ka fëmijë, as pasuri, as ndihmëtarë dhe aleatë. Njeriu do të ketë me vete atë ditë veçse veprat e veta. Për to, Allahu do t’ia japë të plotë shpërblimin e merituar. Nëse ka punuar mirë, do të shpërblehet shumëfish me të mira, e nëse ka bërë keq, do të shpërblehet sipas të keqes që ka bërë, sikurse thotë i Madhëruari: “Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit.” [En’am 94].