Select Page

– “Kur të ktheheni tek ata, do t’ju betohen në Allahun, për të mos i qortuar. Kthejuni shpinën atyre! Ata, me të vërtetë janë të ndyrë dhe vendi i tyre do të jetë Xhehenemi, si shpërblim për ato (padrejtësi) që bënë.” – Thjesht nënçmojini dhe as mos merrni mundimin t’i qortoni, t’i fshikulloni ose t’i ekzekutoni. Ata janë të ndyrë, thotë i Lartësuari. Si të tillë, as nuk e meritojnë që të merresh me ta e t’u japësh një fare rëndësie. Edhe dënimi e qortimi nuk bëjnë dobi tek ata. Për ta është mëse i mjaftueshëm Xhehenemi, për veprat që kanë bërë.