Select Page

Është e pamundur  që banorët e një vendi,  të cilët i kemi shkatërruar, të kthehen sërish në këtë botë. – Popujt që janë shkatërruar dhe zhdukur nga Zoti është e pamundur që të kthehen sërish në këtë botë dhe të mund të ndreqin atë që e kanë prishur. Për këtë arsye, le të frikësohen mohuesit e kohës së sotme, të cilëve u drejtohet ky Kur’an, se, nëse bëjnë të njëjtat vepra si të shkuarit, do të ndëshkohen si ata dhe nuk do të mund ta largojnë atë ndëshkim. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë tani, sa janë ende në kohë.