– “Mos i përdorni betimet tuaja për të bërë dredhi mes jush e kështu, t’ju rrëshqasin këmbët nga rruga e drejtë pasi forcimit në të!” – Mos ua nënshtroni premtimet tuaja, dëshirave e qëllimeve tuaja të mbrapshta, dhe t’i thyeni ose t’i plotësoni ato veçse kur ju intereson.
Nëse bëni të tilla gjynahe, këmbët tuaja do t’ju tronditen dhe dridhen gjatë ecjes në rrugën e drejtë. Ato do të sjellin ndëshkimin, që ju trishton.
– “Kështu ju do të përjetoni (në këtë jetë) të keqen (e merituar) …” – Të tilla vepra konsiderohen si shkaktare të problemeve dhe halleve për njeriun.
– “… për pengimin e njerëzve nga Rruga e Allahut …” – Këto të këqija do t’ju godasin, sepse ju pengoni veten dhe të tjerët nga rruga e Zotit.
– “… dhe (në Ahiret) do të keni një dënim të madh.” – Këto vepra do të sjellin ndëshkime të shumta dhe të shumfishuara për autorët e tyre.