Select Page

Haruni tha: “O bir i nënës sime! Mos më kap as për mjekre, as për flokësh!” – Ai iu drejtua me këto fjalë të ëmbla, për t’i zbutur zemrën, se, në fakt, Haruni ishte i vëllai i Musait edhe nga nëna, edhe nga babai. Pastaj i tha:

– “Në të vërtetë pata frikë se do të thoshe: “I përçave beni israilët dhe nuk e respektove fjalën time?” – Ti më urdhërove që të të zëvendësoj ty e të jem mes tyre në këmbën tënde. Nëse do të vija pas teje për të të lajmëruar, nuk do të bëja atë që më kishe urdhëruar të bëja, prandaj u druajta se përsëri do të më qortoje.

Gjithashtu, kisha frikë se do të më thoje: “… i përçave bijtë e Izraelit, duke mos respektuar porosinë time.” Nëse do të largohesha e do t’i lija ata pa kontroll, kjo do t’i përçante ata. Gjithashtu, mos më zër njëlloj me keqbërësit dhe mos ua bëj qejfin armiqve tanë! Atëherë Musai u pendua për atë që bëri me të vëllanë, i cili, në fakt, nuk e meritonte aspak atë ashpërsi, dhe vijoi duke u lutur: “Zoti im! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na përfshi në mëshirën Tënde! Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve!”.