– “Ata i thanë: “O Dhulkarnejn! Jexhuxhët dhe maxhuxhët po sjellin shkatërrime në tokë.” – Ata vrasin, grabisin dhe terrorizojnë njerëzit.
– “A pranon që të të paguajmë dhe të na ngresh një mur mes nesh dhe atyre?” – A pranon të të paguajmë, që të ndërtosh një barrierë mes nesh dhe atyre? Kjo tregon se ata nuk ishin në gjendje që ta ndërtonin vetë, prandaj i ofruan shpërblim Dhulkarnejnit, që ta kryente ai. Ata i përmendën edhe shkakun për këtë kërkesë të tyre: shkatërrimi që ata popuj keqbërës përhapnin në tokë.
Por Dhulkarnejni nuk ishte nga ata që kërkonin shpërblime materiale. Sidoqoftë, ai nuk mund të hiqte dorë nga kujdesi për njerëzit e pambrojtur, prandaj e pranoi t’i ndihmonte. Ai nuk mori asnjë shpërblim për atë punë jashtëzakonisht të vështirë, por falënderoi dhe lëvdoi Zotin për forcën dhe mundësitë që i kishte dhuruar: