Allahu i Madhëruar ua sqaroi argumentet e Tij mohuesve, që ata as që ua hodhën sytë dhe as u nënshtruan për t’i zbatuar ato. Prandaj u bë i meritueshëm dënimi mbi ta. Ai i kërcënon me këtë ndëshkim duke e udhëzuar profetin e Tij që të thotë:
– “Thuaj: “O Zoti im! Nëse Ti do të ma tregosh (sa jam gjallë) atë (dënim) për të cilën ata janë paralajmëruar, …“ – Pra në kohën kur dëshiron që të ndëshkosh këtë popull dhe të ma tregosh mua atë ndëshkim,