– ““O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar.”.” – “Ju vazhdoni me veprat dhe besimin tuaj të kotë, se edhe unë do të vazhdoj në rrugën time.
Por do të vijë dita që do ta shihni se cilin do të godasë dënimi i ashpër, ne apo ju.” Dhe, vërtet, ata e panë ndëshkimin, kur ai i goditi me ashpërsi.
– “Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres!” – Rrini e vështroni atë që do të ndodhë me mua, se edhe unë do të vështroj atë që do të ndodhë me ju!