Select Page

– ”Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob.” – Do të vijë si rob i nënshtruar, pa treguar asnjë ngurrim e mosbindje. Melekët, njerëzit, xhindët e çdo gjë tjetër, të gjithë janë të nënshtruar. Allahu administron çështjet e tyre. Ata nuk kanë asgjë prej pushtetit e pasurisë dhe as prej rregullimit e administrimit të çështjeve të tyre. Atëherë, si mund të mendohet se Allahu ka fëmijë, kur ky është pushteti e mbretërimi i Tij?!