– “Ai (Shuajbi) u ktheu shpinën e tha: “O populli im! Unë jua kumtova qartë Shpalljen e Zotit tim e ju këshillova …” – Unë jua qartësova plotësisht Shpalljen e Zotit, por ju nuk i pranuat fjalët dhe udhëzimet e mia. Përkundrazi, ju i shkelët ato dhe kaluat kufijtë e Allahut.
– “… Prandaj pse të më vijë keq për një popull mohues?”” – Pse të merakosem për një popull që nuk kishte asnjë të mirë dhe të cilët nuk e pranuan dhuratën që iu dha. Ata ishin të lidhur ngushtë me ligësinë, prandaj nuk kishte pse të vinte keq për ta. Përkundrazi, duhet të gëzoheshe me dënimin që morën.
O Zot i madh, Ty të lutemi dhe të kërkojmë mbrojtje, që të na ruash nga një ndëshkim i tillë! E ku ka ndëshkim më të madh për njerëzit, sesa të arrijnë në atë gjendje që, prej tyre të distancohej krijesa më e mirë dhe më e dashur, profeti i Zotit?!