Select Page

– “Juve ju erdhi Musai me argumente të qarta …” – Kuptimi: Musai (a.s.) u dërgua si profet ndër ju dhe solli argumente shumë të qarta dhe të sigurta të së vërtetës, por megjithatë:

– “… por pas (largimit të) tij, ju adhuruat viçin, …” – Por edhe pas këtyre argumenteve, ju bëtë gjynahun e madh. A konsiderohet kjo si shenjë besimi nga ana juaj? Jo, kurrsesi!

– “… duke u bërë të padrejtë.” – Pra, ju nuk keni asnjë justifikim për këtë padrejtësi tuajën. Ky veprim konsiderohet “padrejtësi”, dhe jo besim. Rastet kur ata kanë shprehur mosbesimin janë të shumta. Ja edhe një shembull tjetër, që tregon i Lartësuari: