Select Page

– “Ai tha: “Sot nuk ka qortim për ju.” – Unë nuk do t’ju qortoj dhe nuk do të hakmerrem ndaj jush.

– “Allahu ju faltë! Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve.” – Jusufi ua fali dhe e harroi tërësisht padrejtësinë që ata i kishin bërë, duke u premtuar që kurrë nuk do t’ua përmendte më të shkuarën e hidhur. Pastaj ai u lut për ta, që Allahu i Lartësuar t’i falte dhe mëshironte.

Sigurisht, kjo është grada më e lartë e ihsan-it – ose bamirësisë, – e cila mund të realizohet veçse nga më të zgjedhurit e krijesave, madje nga më të zgjedhurit e të zgjedhurve të Allahut të Lartësuar.