Select Page

– (I’u tha atij:) Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërshtoje dhe ishe prej shkatërrimtarëve?!Allahu i Madhëruar na tregon se besimi i shprehur në gjendje të tillë  është i padobishëm, duke thënë: “Po beson dhe po i pranon profetët e Zotit, ndërkohë që më parë ti shfaqje hapur mosbindjen dhe poshtërsitë, mohimin e Zotit, të profetëve e të Shpalljes së Tij?! Përveç mohimit, ti ishe prej shkatërruesve, që cenojnë të drejtat e krijesave e Zotit.

Kështu, është ligj i pandryshueshëm i Zotit që besimi në këtë moment dhe gjendje është i papranueshëm dhe i padobishëm. Çdo mohues që e shfaq besimin e tij në gjendje domosdoshmërie dhe gjatë kohës kur dënimi po ndodh, nuk i pranohet dhe nuk i sjell dobi, sepse ai është besim i diçkaje të dukshme, njëlloj si ai që e beson Kijametin kur ai ndodh. Besimi i pranueshëm është vetëm besimi në të fshehtën.