– “Asnjërit prej atyre, që nuk besojnë dhe që vdesin si jobesimtarë, nuk do t’i pranohet për kompensim qoftë edhe sa e tërë faqja e dheut me flori.” – Çfarëdo që të shpenzojnë dhe të ofrojnë si kompensim, ai nuk do t’u pranohet.
– “Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.” – Ata do të vuajnë pandërprerë ndëshkimin e dhembshëm. Askush nuk do mund të ndërmjetësojë për ta, t’i ndihmojë apo t’i strehojë, që t’i fshihen ndëshkimit të pashmangshëm, sepse ata e kanë braktisur vetë mundësinë për të kryer vepra të mira dhe për të fituar shpërblime, dhe i janë përkushtuar me këmbëngulje humbjes dhe ndëshkimit të përjetshëm. Ata e kanë zgjedhur vetë Zjarrin dhe zemërimin e të Madhërishmit. Allahu na ruajtë nga gjendja e këtyre të dëshpëruarve!