Select Page

– “Sa i shëmtuar është çmimi, për hir të të cilit ata shitën veten! Atë që e shpalli Allahu, ata nuk e besuan nga zilia e tyre. Ata nuk mund ta pranonin që Allahu, me mirësinë e Tij, t’ia zbriste Shpalljen kujt të dëshironte prej robërve  të Vet.”  Dhe, për këtë arsye, ata u mallkuan dhe merituan zemërimin e Allahut.

– “Prandaj ata merituan zemërim mbi zemërim. Jobesimtarët kanë dënim poshtërues.” – Ata merituan tmerrin pas zemërimit, sepse në jetën tjetër ndëshkimi i tyre do të jetë i dhimbshëm e poshtërues. Ata do të flaken në mes të Zjarrit të ndezur fort, duke humbur përgjithmonë mundësinë për të qenë pranë Krijuesit të tyre. Sa i keq do të jetë përfundimi i tyre!

Sa e ulët ishte ‘tregtia’ e tyre! Ata, në vend që të besonin Allahun, librat e Tij dhe profetët e Tij, zgjodhën mohimin e Tij dhe mohimin e librave e të profetëve të Tij. Meqenëse të gjitha këto i bënë duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm e duke e njohur mirë të vërtetën, ata e merituan ndëshkimin që i pret.