Select Page

Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre.Kur Musai me popullin e tij mbërritën në bregdet, Allahu i Madhëruar e urdhëroi atë që të godiste detin me shkopin e vet. Ashtu veproi dhe deti u nda në 12 shtigje, nëpër të cilat kaluan bijtë e Izraelit. Menjëherë pas tyre hynë dhe ushtria e Faraonit.

Pasi populli i Musait doli tërësisht nga deti, ndërsa ushtria e Faraonit gjendej ende brenda në të, Allahu i Madhëruar urdhëroi detin ta përpinte me dallgët e tij Faraonin dhe ushtrinë e tij. Bijtë e Izraelit e panë me sytë e tyre ushtrinë e armikut të tyre që mbytej. Në kohën kur uji po i afrohej Faraonit dhe shkatërrimi i tij ishte afër, ai tha:

Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.”” – Kështu, Faraoni dëshmoi se po e besonte Allahun si të vetmin që meriton të adhurohet, dhe askush tjetër. Pastaj tha: “…edhe unë jam nga muslimanët! Pra, edhe unë do të jem si ata që binden e dorëzohen për të jetuar sipas fesë së Zotit dhe sipas Shpalljes që përcolli Musai.