Select Page

– “Ne e lëshojmë nga qielli shiun e bekuar dhe me të bëjmë të mundur që të mbijnë e të lulëzojnë kopshte e të korra, …” – Pa ujin e begatshëm që Zoti e zbret nga qielli, nuk ka mundësi të jetojë asnjë gjallesë në tokë. Nëpërmjet tij, i Mëshirshmi i jep jetë gjithçkaje. Kështu lulëzojnë kopshtet, vreshtat, agrumet plot hijeshi dhe aromë, shegët, mollët e çdo frut i shijshëm dhe i këndshëm. Me të rriten edhe të lashtat, si gruri, elbi, orizi etj.