– “Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” – Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj kur, në çastin e vështirë të përballjes me armikun, ju i luteshit dhe i përgjëroheshit Atij, dhe Ai ju përgjigj lutjeve tuaja. Përgjigjja erdhi me disa mënyra. Së pari, Allahu premtoi se do t’i ndihmonte me 1000 melekë njëri pas tjetrit. Kjo qe si përgëzim për shpirtin dhe qetësim për zemrat e besimtarëve, me qëllim që ta kuptonin mirë se fitorja është vetëm në dorë të Allahut e jo në varësi të numrit e përgatitjes luftarake.