Select Page

– “Këshillo aty ku këshilla bën dobi!” – Ftoji njerëzit të zbatojnë dhe jetojnë sipas ligjit të Zotit dhe porosive të Tij. Por kjo këshillë është përkufizuar me një porosi tjetër: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi!”, domethënë, nëse ajo dëgjohet dhe pranohet, sido që të jetë, këshillë e plotë apo e pjesshme. Ajeti tregon se, nëse këshilla nuk sjell dobi, por veçse e shton të keqen dhe e pakëson të mirën, ajo nuk është e detyrueshme, madje është e ndaluar që të bëhet.  Në lidhje me këshillimin, njerëzit ndahen në dy grupe: përfitues dhe jo përfitues prej tij. Duke sqaruar të dy llojet, i Lartësuari thotë: