– “Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm …” – Ata janë të rregullt me namazin, duke e falur atë në kohë të vet dhe duke i përmbushur kushtet, themelet dhe detyrat e tij. Allahu i Madhëruar i lavdëron këta fatlumë se e falin namazin me frikë, respekt e përunjësi dhe janë të kujdesshëm për rregullat e tij. Nga kjo kuptohet se namazi mund të kompletohet veçse me dy elementë: me frikërespekt dhe me kujdesin ndaj rregullave të tij. Nëse cenon një nga këta dy elementë, namazi është i mangët. Në fund, të gjithë ata që kanë këto cilësi: