– “Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij (të mira), do të bëjë një jetë të kënaqshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij (të mira), do të qëndrojë përgjithmonë në Humnerë (Hauijeh).” – Atyre që do t’u peshojnë më shumë veprat e mira se veprat e këqija, atyre do t’u jepet një jetë e kënaqshme dhe e pasosur në Xhenet. Ndërsa për ata të cilët nuk do të kenë aq vepra të mira sa të fshijnë veprat e këqija, do të jetë Zjarri vendqëndrimi i tyre, një nga emrat e të cilit është edhe Hauije. Zjarri do të jetë i përhershëm për ta, sepse kurrë nuk kanë për t’u larguar nga ai vend. Disa kanë thënë se kuptimi i këtij ajeti është: “Ata do të hidhen me kokë poshtë në Zjarr.”