Select Page

– “… Ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet. Ndërsa ai që vjen tek ti duke nxituar dhe me drojë, ti atij nuk ia vë veshin.” – Nuk është detyrë dhe as përgjegjësia jote që ata të pastrohen nga e keqja e tyre. Kjo na kujton një parim shumë të njohur, që thotë: “Një çështje e ditur mirë nuk lihet për një çeshtje të dyshimtë.”. Ose: “Një çështje me dobi të sigurt nuk lihet për një tjetër me dobi të supozuar dhe të pasigurt”. Ky ajet tregon, gjithashtu, se është detyrë përkushtimi dhe përkujdesja ndaj nxënësit të dijes, që kërkon prej teje dije dhe njohuri. Nxënësi i përkushtuar meriton përkujdesje dhe trajtim më të veçantë se të tjerët.