– ”Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i radhisim në mesin e të mirëve.” – Ata që kanë besim korrekt dhe të sinqertë dhe veprojnë sinqerisht sipas këtij besimi, Allahu i Lartësuar u premton se do t’i fusë në Xhenet së bashku me robërit besimtarë e të mirë, pas profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve e punëmirëve. Secilit do t’i japë shpërblim në varësi të gradës dhe nivelit të veprave të tij. Kështu imani i saktë e korrekt dhe veprat e mira e të jetuarit sipas tij janë faktorët e lumturisë së njeriut. Ai që i ka ato tregon se është prej të zgjedhurve të Rahmanit dhe robërve të Tij punëmirë.