Select Page

Allahu i Madhëruar, duke i dhënë rëndësi të madhe historisë së Musait dhe kujtimit të saj i drejtohet profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s.), me një pyetje që nxit dëshirën për të mësuar sa më shumë prej saj:

A ka mbërritur tek ti historia e Musait?” – Bëhet fjalë konkretisht për fillimet e kësaj historie. Ato çaste të papërsëritshme ishin fillimi i lumturisë së Musait dhe momenti më madhështor i shpalljes së tij si profet i Zotit të botëve. Kështu, Musai kishte humbur rrugën, kur pa nga larg një zjarr. Ndërkohë po ndiente të ftohtë dhe nuk kishte me çfarë të ngrohej.