Select Page

Pastaj, ai u hodhi një vështrim yjeve dhe tha: “Unë jam i sëmurë.” – Në hadith të saktë është thënë se: “Nuk ka gënjyer kurrë Ibrahimi, përveçse në tri raste: Kur tha “unë jam i sëmurë” (sepse donte që të mos dilte me ta, dhe kështu të mund të thyente putat); kur tha: “I theu i madhi i tyre” (kur e pyetën që të tregonte kush i theu idhujt e tjerë); dhe kur tha: “Kjo është motra ime”, kur e pyetën për gruan e tij Sarën.” E rëndësishme, ai i tha këto fjalë sepse dëshironte t’u shmangej dhe të mund ta realizonte planin e tij për thyerjen e idhujve. Dhe, në fakt, Ai ia arriti qëllimit.