Select Page

– “Atyre u erdhi Libri (Kur’ani) prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij (Muhamedit) ndihmën (e Allahut) kundër jobesimtarëve.” – Pra, diçka ndodhi në momentin kur atyre iu erdhi Libri prej Allahut të Lartësuar, nëpërmjet më të mirit të krijesave dhe vulës së profetëve, libër i cili ishte vërtetuesi i Teuratit, që ata e kishin ende në duart e tyre.

Ata ishin aq të sigurt për ardhjen e këtij Profeti, saqë kur luftonin kundra idhujtarëve, u kërcënoheshin atyre e u thonin se koha e Profetit të fundit po afrohej, dhe atëherë ata do të hakmerreshin ndaj tyre. Por kur u shfaq Profeti (a.s.), që me aq padurim po e prisnin, – e së bashku me të, edhe Libri i Zotit, – ata e mohuan, megjithëse e njihnin shumë mirë. I Madhëruari thotë:

– “Por, kur u erdhi ai (Muhammedi) që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët!” – Ata mohuan të nxitur thjesht nga smira. Ata nuk mund të duronin që Allahu i Lartësuar t’i dhuronte prej mëshirës së Tij cilit të dëshironte prej robërve  të Vet. Vërtet, ky qe një shkëmbim i dështuar i tyre, siç thotë i Lartësuari: