– “Ndërsa ai që beson dhe bën vepra të mira, do të ketë shpërblimin më të mirë …” – Kësaj kategorie i premtohet Xheneti dhe pritja më e mirë te Zoti, Ditën e Kijametit.
– “… dhe ne do t’i japim lehtësira.” – Atij do t’i japim shpërblim, lehtësira dhe do ta trajtojmë butësisht. Kjo tregon se Dhulkarnejni ishte mbret i urtë, i mirë dhe i dashur, si edhe gjykatës i drejtë dhe i ditur, sepse ai vepronte ashtu siç kënaqet Zoti, duke e trajtuar çdo grup sipas meritave.