– “Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij.“ – Ky udhëzim është prej Allahut, i vetmi udhëzim i drejtë që ekziston. Është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron prej robërve të Vet. Atëherë, vetëm tek Ai kërkojeni udhëzimin, sepse nëse Allahu nuk ju udhëzon në rrugën e drejtë, ju nuk mund të gjeni udhëzues tjetër veç Tij! Ndër ata që Allahu dëshiroi t’i udhëzonte ishin edhe këta që u përmendën më lart.
– “Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre.“ – Pa dyshim, idhujtaria asgjëson çdo lloj vepre të mirë dhe e bën të padiskutueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit. Kështu, nëse edhe këta të zgjedhur do të ndëshkoheshin në këtë mënyrë, po të bënin idhujtari, atëherë çfarë mendohet se do të ndodhte me të tjerët? Ky është përfundimi i shirkut – shkatërrim e asgjësim i punëve dhe përjetësi në zjarr.