– “Kur hynë tek ai (Jusufi), i thanë: “O zotëri! Ne dhe familjen tonë na ka goditur skamje e rëndë, prandaj kemi ardhur me pak mall (për shkëmbim).” – Ata shkuan te Jusufi dhe i treguan hallin e tyre, me përulësi, duke i thënë: Familja jonë është në nevojë, prandaj kemi ardhur me pak mall për këmbim, domethënë me një pagesë jo të kënaqshme. Ky mall nuk mjafton si pagesë për drithin që duam ne.
– “Na e jep të plotë ngarkesën dhe na dhuro diçka më shumë! Allahu i shpërblen ata që dhurojnë.”” – Na e jep të plotë sasinë që kërkojmë, edhe pse nuk e kemi sjellë të plotë çmimin që ajo meriton. Na jep diçka më shumë me bujarinë tënde. Allahu i Lartësuar i shpërblen në dynja dhe ahiret ata që japin me bujari. Kur çështja arriti deri këtu, Jusufi (a.s.) u prek thellë në shpirt dhe iu dhimbsën të vëllezërit. Atëherë, ai e pa që ishte momenti më i përshtatshëm që t’u prezantohej dhe t’i qortonte për ato që kishin bërë.