– “Ai (Muhamedi) tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë.”” – Ky ajet ka lidhje me fjalinë e mësipërme: “Vetëm Ai e di çastin e Kijametit.”. Domethënë, vetëm Ai ka dijeni për Kijametin, ashtu si edhe për fjalët e Profetit (a.s), kur tha: “Këta janë njerëz që nuk besojnë”. Pra, Allahu i Madhëruar e ka dëgjuar edhe ankesën e Profetit, që flet me shqetësim për refuzimin e popullit të tij. Allahu ka dijeni të plotë për gjendjen e tyre dhe është i Plotfuqishëm që t’ua përshpejtojë ndëshkimin, por Ai tregohet Halim – i Butë e Tolerues, që nuk nxitohet të ndëshkojë, por afatizon, që robërit të mund të pendohen dhe të kthehen në udhën e drejtë.