Allahu i Madhëruar na njofton se Kur’ani dhe e gjithë Shpallja që ia zbriti Profetit të Tij është mëshirë e dhuruar prej Tij për Profetin dhe për të gjithë krijesat. Shpallja është absolutisht mirësia më e madhe që Ai i ka dhënë Profetit të Tij. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për Profetin janë aq të shumta dhe të mëdha, saqë askush nuk mund t’i përcaktojë.
Kështu, Ai që t’i dhuroi këto mirësi është Allahu. Nëse Allahu dëshiron të t’i largojë, askush nuk mund ta pengojë Atë, madje nuk ka ndonjë që do të mund të ndërhynte tek Allahu për largimin saj. Atëherë, ji mirënjohës për këtë mirësi të pakrahasueshme që Zoti të ka dhuruar dhe kënaqu me këtë dhuratë të vyer! Le të qetësohet zemra jote me të!
Mos u trishto nga mohimi i mashtruesve dhe tallja e të humburve! Ata janë fatzinj, sepse kur iu afrua mirësia më e madhe që ekziston, ata e refuzuan, prandaj edhe nuk e meritojnë që Zoti t’ua japë këtë mirësi.