Select Page

– “Ata do të thonë: “Allahu.”. – Ata do të pohojnë se është Zoti Ai që e bën gjithë këtë. Nëse ata e pohojnë këtë gjë, atëherë thuaju:

– “Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t’i ruheni dënimit të Tij)?” – Pse nuk frikësoheni dhe t’i largoheni adhurimit të kotë që ia përkushtoni krijesave të dobta dhe të pafuqishme?! Pse nuk po i frikësoheni Zotit të botëve dhe t’i ruheni dënimit dhe zemërimit të Tij?! Ai ka pushtet, madhështi e sundim absolut.

Vini re se sa me dashuri dhe butësi Zoti u drejtohet njerëzve, kur thotë: “Pse nuk po mendoni? Pse nuk po frikësoheni?” Kjo mënyrë i tërheq zemrat drejt asaj që u sjell dobi dhe i ruan. Pastaj i Madhëruari u përmend diçka që është edhe më gjithëpërfshirëse: