Select Page

Thuaj (o Muhamed): “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë (Kur’an) ndonjë shpërblim …” – Thuaju atyre, o Profet, se për këtë ftesë në rrugën e Zotit dhe kërkimin e së vërtetës, unë nuk po ju kërkoj asnjë shpërblim.

“… dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime. Unë kurrë nuk pretendoj për veten diçka që nuk është e imja dhe të flas diçka për të cilën nuk kam dituri nga Zoti. Unë ndjek veçse atë që më shpallet nga Zoti. Ajo është rruga ime, që unë e pasoj dhe i përmbahem.