Select Page

– “Kur idhujtarët do t’i shohin idhujt e vet, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar veç Teje.” – Kur idhujtarët shohin idhujt e vet, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i adhuronim veç Teje. Domethënë, tani po e shohim se ata nuk kanë asnjë lloj dobie e as mundësi ndërmjetësimi.”Kështu, ata shprehin vetë kotësinë e atyre idhujve dhe të adhurimeve kushtuar atyre.

Edhe idhujt, nga ana e tyre, do t’i mohojnë e do të distancohen prej tyre. Kështu fillojnë të shfaqin urrejtje dhe armiqësi për idhujt e tyre dhe mes njëri-tjetrit:

– “Ata (idhujt) do t’ua kthejnë fjalën e do t’u thonë: “Ju jeni gënjeshtarë.” – Edhe idhujt e tyre u thonë: “Ju jeni gënjeshtarë.” Ju shpifnit kur na konsideronit si shokë e të barabartë me Zotin dhe kur na adhuronit së bashku me Zotin. Ne nuk ju urdhëronim për diçka të tillë. Ne as nuk pretendonim se meritonim ndonjë adhurim. Atëherë, tani qortoni veçse veten tuaj!