– ”Fale babain tim, se ai është, vërtet nga të humburit! – Kjo lutje u bë për të përmbushur një premtim që ia dha të atit, kur i tha:”… Unë do t’i lutem Zotit tim të të falë ty. Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua.” [Merjem 47]. Sikur ka thënë Zoti në një ajet tjetër: “Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.” [Teube 114]. Pastaj vazhdoi me lutje: