– “Ai tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut.” – Trishtimin që më ka pushtuar zemrën unë ia shpreh veçse Allahut, që është Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Unë nuk iu qahem juve dhe asnjë krijese tjetër. Prandaj thoni çfarë të doni, sepse unë i ankohem vetëm Allahut të Madhëruar për dhimbjen time.
– “Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju.”.” – Unë e di dhe jam i bindur se Allahu do të m’i kthejë fëmijët. Ai do të ma qetësojë zemrën dhe sytë, duke më bashkuar sërish me ta.