– “Allahu tha: “Ne e vumë në provë popullin tend kur ti nuk ishe me ta dhe Samiriu i çoi ata në humbje.” – Ata u sprovuan me adhurimin e viçit, por e keqja ishte se ata nuk bënë durim dhe as u ruajtën prej sprovës, por bënë kufër menjëherë. Në fakt, ishte Samiriju që i devijoi dhe mashtroi. “Ai u nxori një viç me trup (të gdhendur), që pëlliste…”. Ai e bëri viçin me flori të shkrirë. Nga ky viç dilte një zë si i lopës. Ai tha: “Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, po ai e ka harruar”. Pra, sipas tij, Musai harroi që ky ishte zoti i tij. Kështu, bijtë e Izraelit e adhuruan viçin. Haruni (a.s) i paralajmëroi për këtë krim, por ata nuk e dëgjuan.