– “Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë?” – Pra, çfarë na pengon ne që të mos besojmë Allahun, ndërkohë që e Vërteta na erdhi e qartë. Kjo e vërtetë që na erdhi nuk pranon dyshime dhe luhatje. Ne shpresojmë që, me pasimin e saj, Zoti ynë të na fusë në Xhenet dhe të na bashkojë me vepërmirët. A nuk është normale që robi të nxitojë dhe të garojë madje, që të nënshtrohet e të punojë sipas fesë së drejtë dhe të mos largohet kurrë prej saj?! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: