Select Page

– “Pastaj, u ktheu shpinën atyre dhe tha: “Oh, i mjeri unë për Jusufin!”” – Pasi i dhanë këtë lajm të dhimbshëm, Jakubi (a.s) u largua nga fëmijët e tij. Sytë iu zbardhën nga trishtimi, që vinte prej mallit të zjarrtë dhe të padurueshëm për djalin e tij. Ndërkohë tha: “Oh, i mjeri unë për Jusufin!”. Dhimbja për djalin e dytë, e cila ishte e vogël në krahasim me të parën, ia trazoi dhimbjen e madhe të fatkeqësisë së parë dhe e bëri që ta nxirrte nga zemra e tij këtë brengë që e mundonte.

– “Sytë iu zbardhën nga pikëllimi dhe e pushtoi trishtimi.” – Zemra e tij ishte mbushur me trishtim. Fëmijët e tij duke u çuditur nga kjo gjendje dhe këto fjalë, i thanë: